FRANCË

Një familje shqiptare, e cila që nga fillimi i vitit 2017  kishte hyrë në Francë, tani po përballet më një urdhër dëbimi. Familja  Mlloja kishte udhëtuar fillimisht në Itali, më pas drejt Gjermanisë dhe në fund kërkoi azil në Francë duke shpresuar kushte më të mira për të jetuar.

Familja shqiptare prej një vit e gjysmë kishte qëndruar në një dhomë hoteli në Concarneau të Francës. Çifti dhe dy fëmijët u detyruan të lënë ambientet e këtij hoteli pasi shërbimi social i njoftoi se nuk do të paguante për shpenzimet e tyre, shkruajnë mediat franceze.

“Ne jemi të trishtuar. Nuk duam të na dëbojnë”, tha Elkidi. Por ka edhe persona të tjerë, të cilët dalin hapur në mbrojtje të familjes shqiptare teksa shprehen se ky  dëbim do të sjellë dekurajim për të.

Z
Z

“Kjo familja mund të dekurajohet për të ardhmen e saj”, tha Marina Rakoçeviç. Kjo familje përpiqej që  integrohej në shoqëri duke marrë pjesë së pari në kurse për mësimin e gjuhës frënge. Djali i madhi  i familjes Mlloja është 4vjeç.

Ai shkon në çerdhe me bashkëmoshatarët e tij dhe kjo e ka ndihmuar shumë në mësimin e gjuhës. Gjithashtu kjo familje ka edhe një shqetësim tjetër, pasi fëmija i vogël vuan nga astma dhe kujdesi ndaj tij duhet të jetë i shtuar.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb