FRANCE – Gazetarët e revistës satirike franceze “Charlie Hebdo” duket se janë vënë sërish në shënjestër të terroristëve.
Drejtuesit e revistës kanë njoftuar autoritetet franceze për një sërë mesazhet kërcënuese të mbërritura në adresë të gazetarëve të “Charlie Hebdo”. Sipas policisë, këto mesazhe lenë të kuptohet se po përgatiten sulme të tjera terroriste ndaj revistës satirike.
Në 7 janar 2015 zyrat e “Charlie Hebdo” u sulmuan me armë nga vëllezërit terroristë Kouachi. Në atentat humbën jetën 12 persona, 5 prej të cilëve karikaturistët më të njohur të revistës.
(er.nu/BalkanWeb)