Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres vlerësoi sot në Paris rolin e UNESCO-s në mbrojtjen e multilateralizmit, në një botë që sipas tij po përballet me pesë “fraktura” të mëdha, duke filluar nga tensionet kino-amerikane.

“Një botë plot plasaritje dhe gabime nuk është e qëndrueshme dhe, në këtë kontekst, roli i UNESCO-s është thelbësor për ta afruar më shumë botën”, deklaroi Guterres gjatë hapjes së Konferencës së 40-të të Përgjithshme të OKB-së, për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën.

Ai shpjegoi se kishte renditur një ditë më parë, para pjesëmarrësve të Forumit të Parisit për Paqen, pesë frakturat, pesë rreziqet e veçanta, që, sipas tij, përshkojnë botën, ku fraktura e parë është e rendit ekonomik dhe gjeopolitik.

Të tjera tema shqetësuese në sytë e tij janë edhe shpërbërja e kontratës sociale, rritja e diskriminimit dhe përhapja e gjuhës së urrejtjes, shoqëruar me rënien e solidaritetit ndaj refugjatëve, emergjencën klimatike dhe, së pesti, rreziqet e reja të lidhura me përparimin e teknologjisë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb