Reshjet e dendura të dëborës, veçanërisht në juglindje të vendit, shkaktuan vdekjen e një personi dhe kanë lënë sot pa energji edhe mbi 300 000 familje.

Një shofer 63-vjeçar vdiq dhe një tjetër 27 vjeç u plagos dje nga rënia e një peme.

Dy linja të tensionit të lartë janë këputur, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

“Mbi 300 000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, ka shumë dëborë, kushtet natën ishin të vështira dhe, tani për tani, është e vështirë të thuhet me saktësi data e rikthimit të energjisë”, tha Robin Devogelaere, menaxher i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike.

Këto reshje dëbore kanë shkaktuar edhe kaos në transport, duke bllokuar pjesërisht trafikun hekurudhor në Grenoble.

Kamionëve u është ndaluar përkohësisht qarkullimi në të gjitha rrugët automobilistike në rajonin e Lionit dhe në shumë rrugë dytësore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb