FRANCË- Partia e qendrës së djathtë UMP dhe aleatët e saj kanë zënë vendin e parë në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Francë, bëhet e ditur përmes rezultateve zyrtare nga ministria e brendshme.

Partia UMP e Sarkozisë ka marrë 32% të votave, ndërsa Fronti Naciona i Marin Lë Pen, i cili në bazë të sondazheve rezultonte fitues, është renditur në vend të dytë me 25% të votave. Ndërsa partia qeverisëse socialiste e presidentit Holand është pozicionuar në vend të tretë duke marrë 22% të votave.

Ndërkaq, rezultati përfundimtar do të përcaktohet më 29 mars kur do të zhvillohet raundi i dytë i këtyre zgjedhjeve, ku gara më e fortë do jetë mes UMP-së së Sarkozisë dhe Frontit Nacional të Marin Lë Pen.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: