FRANCË- Shok në Calais, në veri të Francës, ku 9­-vjeçarja Chloe u rrëmbye para syve të nënës në një kënd lojërash dhe u gjet e vdekur disa orë më vonë.

Sipas mediave vendase një burrë i nacionalitetit polak, i arrestuar tashmë nga policia, ka pranuar përdhunimin dhe vrasjen e të miturës. Nëna po përcillte 9-­vjeçaren në kursin e kërcimit, kur pasi u ndal me të në një kënd lojërash, pa papritmas një burrë që i mori në krah të bijën, e futi në makinë dhe u zhduk në pak sekonda.

38-vjeçari polak, i cili u gjet pranë skenës së krimit tashmë ka pranuar akuzat. Ai ishte ndaluar të hynte në territorin francez pasi ishte liruar nga burgu disa muaj i akuzuar për grabitje.

Duke folur për gazetën “Le Parisien”, nëna e viktimës deklaroi se nuk e kuptonte përse personi që kreu krimin ndodhej në territorin francez dhe sesi mund t’i behet kjo një fëmije 9 vjeç. “Dua përgjigje!” deklaroi ajo. Kryeministri francez Manuel Valls kërkoi që të hidhej menjëherë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: