FRANCE – Persona të armatosur kanë marrë peng drejtorin e një banke dhe familjen e tij në banesën e tyre në qytetin Roubaix, në veri të Francës, në kufirin me shtetin belg.

Sipas autoriteteve franceze, pengmarrësit janë një grup grabitësish, që nuk kanë lidhje me terrorizmin.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për lirimin e pengjeve. Mediat bëjnë të ditur se në zonë dëgjohen të shtëna, pasi pengmarrësit kanë hapur zjarr ndaj policisë.

Burime nga Ministria e Brendshme franceze bëjnë të ditur se nuk ka asnjë person të plagosur.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: