Pesë kandidatë europianë janë përzgjedhur për drejtimin e FMN-së për të zëvendësuar drejtoreshën e përgjithshme në ikje, Christine Lagarde, që do të drejtojë Bankën Qendrore Europiane (BQE), sipas Ministrisë franceze të Financave.


Mes këtyre pesë kandidatëve është ministrja spanjolle e Financave, Nadia Calvino, homologu i saj portugez Mario Centeno, që është gjithashtu edhe president i Eurogrupit, paraardhësi i tij në krye të ministrave të Finanacave të eurozonës, holandezi Jeroen Dijsselbloem, numri dy aktual i Bankës Botërore, bullgarja Kristalina Georgieva dhe guvernatori i bankës së Finlandës, Olli Rehn.


Ministri francez i Ekonomisë dhe Financave, Bruno Le Maire u ngarkua nga homologët e tij europianë që të zhvillojë konsultimet për të propozuar një kandidat europian unik për drejtimin e FMN-së.//ATSH


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb