FRANCË-Policia franceze ka dëbuar 200 shqiptarë që ndodheshin në një ish kazermë ushtarake në Lion. Mediat franceze shkruajnë se mes të dëbuarve janë edhe 25 fëmijë.

Sipas ligjeve Franceze 200 shqiptarët duhet të rikthehen në atdhe. Ata u nxorën nga ndërtesa ku ishin strehuar prej vitit 2013 pasi kjo e fundit do rikonstruktohet. Personave të dëbuar u është refuzuar kërkesa për azil.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: