FRANCE

Autoritetet franceze kanë gjetur materiale shpërthyese në banesën e atentatorit të tregut të Krishtlindjeve në Strasburg.

Lajmin e ka bërë të ditur Stephane Morisse, anëtar i policisë së FGP.

Zbulimi është bërë gjatë një kontrolli në banesë pak orë para sulmit.

Forcat e rendit, ka thënë Morisse pa treguar detaje të tjera, kishin shkuar në shtëpi për të arrestuar burrin.

Gjatë sulmit 4 persona humbën jetën dhe 13 te tjerë u plagosën gjatë të shtënave me armë zjarri në një treg krishtlindjesh në qendër të Strasburgut.

Sulmuesi i dyshuar u plagos gjatë një operacioni të policisë, por i dyshuari është një 29 vjeçar i lindur në Strasburg dhe që ndodhet ende në arrati.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb