Pas tetë muajsh krize në spitalet publike franceze, e shkaktuar nga mungesa e personelit dhe mbingarkesa e punës, qeveria paraqiti sot një plan urgjent, që përfshin shpërblime për personelin spitalor, një buxhet shtesë prej 1,5 miliardë euro dhe një rikuperim të pjesshëm të borxhit të institucioneve.

Revolta e spitaleve nisi me shërbimin e urgjencës, që filloi një grevë para tetë muajsh në Paris. Më pas kjo lëvizje u përhap në të gjithë vendin, duke bashkuar tërë personelin shëndetësor, i sfilitur nga mungesa e burimeve financiare dhe e mirënjohjes.

Buxheti i spitalit do të rritet me 1,5 miliardë euro për tre vjet, duke filluar me një rritje prej 300 milionë eurosh që nga viti 2020.

Shteti  do të marrë përsipër edhe 10 miliardë euro të borxhit të spitaleve për tre vjet (gjithsej 30 miliardë euro), me qëllim lehtësimin e barrës së interesave të huamarrjes.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb