“Twitter” njoftoi sot se e kishte riparuar tashmë problemin që kishte prekur rrjetin prej disa orësh.


Ky njoftim u bë nëpërmjet një mesazhi në llogarinë e tij TwitterSupport: “Problemi u zgjidh. Tani mund të keni sërish akses normal në Twitter. Nëse jo, prisni disa minuta. Ju faleminderit për durimin tuaj!”


Platformat kryesore të internetit janë shpesh subjekte të problemeve të mëdha. Në fillim të shtatorit “Yahoo” pësoi një avari botërore, ndërsa “Twitter” ishte përballur edhe herë tjetër me këtë problem, kur u bllokua për rreth një orë në muajin korrik.