FRANCE-Ish-Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, është zgjedhur në krye të partisë opozitare, UMP, diçka që shihet si fillim i rrugës së tij drejt presidencës.

Sarkozi ka fituar 64.5 për qind të votave, në raport me rivalin e tij më të afërt, Bruno le Marie.

Ai ishte nën presion për të fituar dhe shpresonte të merrte më tepër se 70 për qind për t’i mbajtur të hapura shpresat për zgjedhjet e reja.

UMP është përpjekur të jetë efektive në opozitë ndaj Presidentit Fransua Hollond, pavarësisht se popullariteti i këtij të fundit është ulur.

Sarkozi, 59 vjeç, ka shpërbyer si President i vendit nga viti 2007 deri në 2012-n, por u largua nga politika pas fitores së Hollond.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: