Më shumë se 600 armë zjarri të blera në pjesën më të madhe në Francë u sekuestruan në Belgjikë, që prej të martës, gjatë një operacioni policor të koordinuar nga prokuroria federale belge, njoftoi kjo e fundit në një komunikatë.

“Këto armë ishin blerë nën mbulimin e një çertifikate për gjuatje sportive në Francë”, theksoi prokuroria që e drejtoi gishtin tek një shitës armësh nga Maubeuge, shumë pranë kufirit, në veri të Francës.

“Ky i fundit u mor në pyetje, në kuadër të një bashkëpunimi me autoritetet franceze, por ai u la i lirë si shumica e personave të arrestuar”, theksoi një zëdhënës i prokurorisë federale. (Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb