TOULUSE


Në ishullin e Remier në Touluse, autoritetet janë duke shkatërruar një vendbanim, i konsideruar tashmë si “lagje”, ku kishte mbi 1 mijë persona, kryesisht refugjatë.


Me kërkesë të komunës së Toulusë, prefektura tha se aksioni është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe u përfundua plotësisht. Operacioni filloi në orën 8 në “kampin” e emigrantëve, ku shumica janë nga Shqipëria, e vetëm 2 janë nga Maqedonia e Veriut, shkruan media franceze “La Depeche.fr”.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Shumica e tyre janë azilkërkues, ndërsa gjysma janë fëmijë. Komuna tha se kjo është një procedurë normale, pasi njerëzit nuk mund të liheshin në ato kushte. Nën-prefekti i zonës së Haute-Garonne, Sabine Oppilliart deklaroi se njerëzit ishin të përgatitur dhe ishin paralajmëruar për aksionin, i cili në trajta të përgjithshme shkoi mirë.

Këta migrantë të evakuuar do të merren me kujdes nga shërbimet shtetërore. Ata do të fitojnë azil, nëse e meritojnë, pas trajtimit të secilit rast. Ndërkaq, për momentin emigrantët janë dërguar në strehimore.

(d.xh/ Balkanweb)