FRANCE – Terrori në Francë duket se nuk ka të ndalur. Dy persona janë marrë peng në një argjendari në Montpellier, teksa forcat e policisë ishin të angazhuara për t’i dhanë fund arratisë së dy autorëve të atentatit ndaj revistës “Charlie Hebdo” dhe për shpëtimin e pengjeve në supermarketin në Paris.
Momentalisht nuk ka të dhëna rreth pengmarrësve, ndërsa policia ka rrethuar zonën. Megjithatë,autoritetet thonë se bëhet fjalë për një tentativë grabitje, që u shndërrua më pas në një pengmarrje.

“Bëhet fjalë për një vjedhje. Kjo nuk ka asnjë lidhje me atë që ndodhi në Paris”, – deklaroi prokurori, Christophe Barret.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: