Vendet anëtare të UNESCO-s do të vendosin gjatë ditëve në vijim për një projektkonventë globale që do të mundësojë njohjen e diplomave të arsimit të lartë nga një vend në tjetrin, e para e këtij lloji në sistemin e Kombeve të Bashkuara.


“Ky projekt synon të lehtësojë lëvizshmërinë dhe përfshirjen, t’u japë të gjithë studentëve të drejtën e arsimit dhe, vendeve, mundësinë që të mos u prishin aftësitë atyre që shpërngulen”, tha zëvendësdrejtoresha e UNESCO-s, Stefania Giannini, gjatë një konference për shtyp.


Nëse miratohet, do të jetë konventa e parë globale e Kombeve të Bashkuara për arsimin e lartë, e cila do të plotësojë pesë konventat ekzistuese rajonale mbi këtë temë nën udhëheqjen e kësaj organizate.//ATSH


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb