*Policia vret autorin, shpeton femijen 3-vjecar te ciftit
*Ithtari i ISIS vrau nje komandant policie me thike dhe bashkeshorten qe gjithashtu ishte oficere

FRANCE – Një militant i ISIS vrau gjatë natës një komandant të policisë franceze, bashkëshorten e këtij të fundit, ndërsa shpëtoi vetëm fëmija 3 vjec i çiftit.
Jean Baptiste Salvaing, 42 vjec, mori 9 gjuatje në stomak me thikë në banesën e tij në Magnanville, Yvelines, në veri të Parisit. Ngjarja u shënua në orën 08:30 PM.

Shpërthime i dëgjuan në zonë gjatë natës, ku policia franceze neutralizoi vrasësin dhe shpëtoi fëmijën peng të çiftit.
Brenda shtëpisë ata gjetën trupin e pajetë të gruas të komandantit, e cila gjithashtu ishte oficere policie.
Autori u identifikua si si Larossi Abdalla, 25 vjec, dhe pas investigimeve u zbulua se ka qenë pjesë e një rrjeti xhihadist që ka operuar në Siri.

Pak përpara se të kryente krimin, 25-vjeçari Larossi Abballa kishte shkruar në faqen e tij në “Facebook” se Euro 2016 do të shndërrohet në një varrezë. Sipas dëshmitarëve luftëtari i ISIS ka brohoritur disa herë ‘Allahu akbar’.

Presidenti francez, Hollande e ka cilësuar vrasjen e dy punonjësve të policisë si një akt terrorist. Në fakt, autori i krimit ishte dënuar në vitin 2013 për krime që lidhen me terrorizmin.

Sulmi nga ISIS është marrë përsipër nëpërmjet Agjencisë së lajme AMAQ, faqe e cila pasqyron aktivitetin e organizatës.

MESAZHI NË FACEBOOK
Rreth orës 20:52 Larossi Abballa bënte thirrje në rrjetin social “Facebook” për vrasjen e sa më shumë policëve dhe gazetarëve. Në fund të postimit të tij ai shkruante “Euro 2016 do jetë një varrezë”. Faqja e tij është bllokuar menjëherë pas publikimit, ndërsa nuk dihet ende nëse 25-vjeçari ka patur lidhje me ISIS, apo ka vepruar në mënyrë të pavarur.

DENIMI NE VITIN 2013
Në vitin 2013 Larossi Abballa dhe 7 persona të tjerë u dënuan me nga 3 vjet burg pasi kishin organizuar nisjen e disa xhihadistëve drejt Pakistanit. Ata u akuzuan për përgatitje të akteve terroriste.

PRESIDENTI HOLLANDE
“Duhet një aksion ndërkombëtar” Kështu deklaroi presidenti francez Hollande, pas vrasjes së dy policëve në Paris. “Lufta kundër terrorizmit nuk i përket vetëm një shteti, por duhet t’i përfshijë të gjithë në një aksion ndërkombëtar”- deklaroi ai.

(er.nu/d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb