PARIS- Rreth 200 skelete janë zbuluar nëntokë poshtë një supermarketi në Paris pasi punëtorët zgjatën bazamentin e dyqanit, ku edhe zbuluan një pirg të madh me kocka.
Skeletet, të cilat u gjetën në tetë dhoma nëntokë, besohet se janë viktimë e një epidemie që ra në Francë të paktën 5 shekuj më parë.
Menaxheri i supermarketit në fjalë është shprehur se dyqani u ndërtua tek një spital i vjetër që ka funksionuar që në shekullin e 12-të. Ekspertët e kanë quajtur këtë vend si të jashtëzakonshëm dhe u shpreh se kishte mbetur pa fjalë kur u gjetën kaq shumë skelete në një vend.
(m.k/News24/BalkanWeb)