Presidenti francez Emmanuel Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet në mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave të mbajtur nga qeveria e re e François Bayrou.
Siç është traditë në nisjen e vitit të ri, ministrat u takuan fillimisht në Ministrinë e Brendshme për një mëngjes.
Më pas, 35 ministrat kaluan rrugën në radhët e ngushta për t’u bashkuar me Emmanuel Macron në Pallatin Elysee.
“Kjo qeveri ka lindur në trazirat e një krize të madhe politike. Ju e dini foton: censurë, prishje e mazhorancës, rritje e ekstremeve,” deklaroi zëdhënësja e qeverisë Sophie Primas në një konferencë për shtyp.
Ajo u bëri thirrje “të gjithëve” që të “mbajnë mbi supe përgjegjësitë e tyre” dhe “të largohen nga pozicionet jo fleksibël” në favor të “kërkimit” dhe “të shkuarit përtej”, në vend që të “pengojnë”.
Emmanuel Macron emëroi François Bayrou si Kryeministër të ri më 13 dhjetor 2024 dhe e ngarkoi atë të formonte një qeveri të re. Përbërja e qeverisë u shpall më 23 dhjetor 2024.
Qeveria e mëparshme e Michel Barnier u rrëzua më 4 dhjetor pas miratimit të një mocioni censure në Asamblenë Kombëtare.