Francesco Totti ka festuar sot ditëlindjen e tij të 40-të. Futbollisti i përfaqësueset italiane ka marrë urime nga të katër anët, ku të gjithë i uronin suksese dhe shëndet.

Edhe Fifa ka nderuar futbollistin e njohur, por duket se ka bërë një gafë.
‘Gëzuar ditëlindjen Fernando Tottit’, shkruhet në adresës e saj, në frëngjisht, e cila në këtë mënyrë donte të nderonte kapitenin verdhë e kuq në ditëlindjen e tij të 40-të.

Ndjekësit e shumtë kanë komentuar në mënyrë të pamëshirshme këtë lapsus të Federatës ndërkombëtare të futbollit. Një fans shkruan:’Quhet Francesco, nuk kam as forcën t’ju shaj’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb