Prej kohësh jemi mësuar ta shikojmë si fotomodele. Bukuroshja nga Vlora e ka treguar se para aparatit është një mrekulli. Gjithnjë jemi mësuar ta shikojmë seksi në fotot e shumta që sjell, por këtë herë ka vendosur të vijë ndryshe.

Ditët e fundit Françeska ka postuar disa foto, të cilat janë shumë të ngjashme me ato të Rihanna-s. Ngjyrat, pozicioni, por edhe filozofia e këtyre fotove kanë shumë të përbashkëta.

Kështu, diva ndërkombëtare ka pozuar para disa kohësh si imazh i markës “DIOR”, ku veçmas syzeve të diellit, reklamonte edhe çantën. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Françi, e cila ka ardhur me një çantë “DIOR”. Mos ndoshta biondja sensuale synon të jetë në të ardhmen imazhi i gjigantit të modës?

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: