TIRANE – Bukuroshja e “Big Brother”, Françeska Jaçe është shpallur në kërkim nga policia, pasi rrahu shoqen e saj, në një dyqan në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Mediat kanë publikuar pamjet nga sherri, të filmuara nga kamerat e sigurisë në dyqanin tek rruga “Nikolla Tupe”. Në pamje duket qartë kur Françeska kap prej flokësh dhe e shtrin në tokë 28-vjeçaren Katerina Beqo, me të cilën më parë ka pasur miqësi të ngushtë.

Vajza e dëmtuar, Katerina Beqo, mësohet se ka thënë në polici se incidenti me Françeskën ka ndodhur për motive xhelozie. Mbrëmjen e së martës vajzat kanë rastisur në të njëjtin dyqan tek rruga “Nikolla Tupe”, në zonën e ish-Bllokut, ku kanë nisur të shkëmbejnë batuta me ironi në drejtim të njëra­tjetrës. Katerina ka thënë në polici se Françeska kishte konsumuar alkool në momentin e ngjarjes.

Ndërsa policia vijon të jetë në kërkim të Françeskës, ajo duket se po e shijon më së miri lirinë dhe jetën e natës. Në një foto të publikuar në “Instagram”, Franceska nuk ngurron të publikojë edhe vendndodhjen, vetëm pak metra larg godinës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: