SHKODER- Sekretari i Shtetit për Azilin dhe Emigracionin e Belgjikës, Theo Francken në një takim me drejtues vendorë në Shkodër deklaroi se në Belgjikë ka 900 azilkërkues nga Shqipëria, prej të cilëve 90% janë nga Shkodra.

Duke e quajtur këtë një problem, Francken tha se nuk ia vlen të kërkosh azil në Belgjikë, nëse ke probleme me gjakmarrjen në vendin e origjinës.

“Çdo muaj japim njoftim për ata që do ndalohen në Shengen. Njoftimi bëhet për të mos rrezikuar liberalizimin e vizave”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: