U luajtën sot 4 sfidat e dyta çerekfinale të Ligës së Europës, nga ku u mësuan edhe skuadrat që shkuan në raundin gjysmëfinal.

Nuk munguan surprizat, teksa spikat eliminimi i Benfikës nga gjermanët e Ajtrakht Frankurit. Pavarësisht triumfit 4-2 të portugezëve në sfidën e parë, shqiponjat arritën të triumfonin në ndeshjen e kthimit me rezultatin 2-0 duke u kualifikuar për më tej.

Në përballjet e tjera, Çelsi mposhti me rezultatin 4-3 Slavian e Pragës, Arsenali triumfoi serish ndaj Napolit me rezultatin 0-1, ndërkohë që edhe Valencia bëri detyrën në shtëpi ndaj Vijarealit. Pra, Arsenali, Çelsi, Valencia dhe Frankfurt janë skuadrat që kualifikohen për në gjysmëfinale.

REZULTATET: 

NAPOLI-ARSENAL 0-1

Lakazet 36′

ÇELSI-SLAVIA PRAGA 4-3

Pedro 5′, 27′ , Deli 10′ (Autogol), Zhirud 17′  / Suçek 26′ , Sevçik 51′, 54′

VALENCIA-VIJAREAL 2-0

Latorre 13′, Parejo 54′ 

FRANKFURT-BENFIKA 2-0

Kostiç 37′, Rode 67′ 

FORMACIONET ZYRTARE:

 

Napoli-Arsenal

 

Celsi-Slavia Prage

 

Formacionet

 

Frankfurt-Benfika
Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb