Ish-kreu i KQZ-së Kristaq Kume, në një lidhje me Skype në News 24 në rubrikën Çështja e ditës nga Klevin Muka, komentoi situatën në Bashkinë e Himarës, ku Fredi Beleri dhe Jorgo Goro tashmë ndodhen të dy të ndaluar.
Kume tregoi procedurat ligjore që do të vijojnë, pas asaj që ka ndodhur në Bashkinë e Himarës.
“Nuk ka precedent të mëparshëm për situatën e Bashkisë Himarë. Sesi mund të procedohet pas kësaj, këtë e ka të përcaktuar legjislacioni ynë. Mandati i atij që ushtron detyrën hiqet kur nuk paraqitet në detyrë për një periudhë 3-mujore, gjë që detyron këshillin bashkiak të mblidhet e të vendosë për situatën.
Ne nuk kemi asnjërin të dënuar me vendim përfundimtar, as Fredi Belerin dhe as Jorgo Goron. Mund të ndodhë që edhe nënkryetarët të bëhen kryetarë derisa të zgjidhet ngërçi i zotit Beleri. Duhet të shpallet fajtor me vendim përfundimtar Beleri që të vazhdojë më tej procesi. Nëse ndërpritet mandati i Belerit, mund të zgjidhet kryebashkiak edhe një anëtar bashkiak, e parashikon ligji edhe këtë”, u shpreh Kume.
(balkanweb)