Eurodeputeti i Greqisë dhe ish-kandidati për kryebashkiak në Himarë, Fredi Beleri, ka folur në Himarë pas lirimit nga burgu.

Beleri tha se ai nuk i ndan himariotët, duke thënë se në Himarë janë dhunuar zgjedhjet. Sipas tij, kërkohet të shiten dëngla nacionaliste, pasi respekton, siç u shpreh, dhe “bashkëqytetarët e etnisë shqiptare”. Beleri foli për dalline etnike në Himarë, ndërsa këshilloi “etninë shqiptare” që të mos lejojnë tua përgojojnë nderin dhe patriotizmin.

“Ata që duan t’ja marrin ujin lumit të Vlorës, duan të bëjnë dëngla me nacionalizma. Greqia ka qenë mbështetëse e integrimit të Shqipërisë, jam i gëzuar për këtë. Unë nuk i ndaj himariotët. Rama, mblidh zagarët që ke lëshuar prej 16 muajsh. Mblidh zagaret e paguar nga mediat e korrupsioni.

Hajde këtu e dëgjo, Himara është kjo. Ka qendra votimi ku opozita ka vetëm katër vota. Ky është dhunim i demokracisë. Do ju jem mirënjohës gjithë jetën. Ju bashkëqytetarët tanë të etnisë shqiptare jeni më të nderuar. Nderin dhe patriotizmin tuaj mos lini ta përgojojë dhe ta vërë kush në dyshim”, tha Beleri.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: