Në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme, nga kafazi i xhamtë, Fredi Beleri u bëri me shenjë familjarëve të tyre ku kërkonte syzet pasi nuk lexonte dot dokumentet.

Ky fakt në dukje banal, shërbeu si shkak që një prej punonjësve të policisë ta pyeste se ku i kishte çuar syzet, ndërsa Beleri ka deklaruar se e kishin transferuar nga burgu i Durrësit në atë të Fierit.

Por, Fredi Beleri nuk është zyrtari i vetëm i transferuar në këtë burg. Bashkë me të janë transferuar edhe të dënuar apo arrestuar të tjerë. Drejt Fierit, janë transferuar edhe ish-ministri Lefter Koka, ish-sekretari i minsutrise  se mjedisit Alqi  Bllako, ish- kryetari i bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, ish-kryetari i bashkisë së Bulqizës Lefter Alla, ish-kryetari i bahskise Kukes Safet Gjici, kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë Alfred Beleri, ish-peokurori Xhevahir Lita, ish-drejtori i forcave Operacionale Oltion Bustri.

Lëvizjet janë kryer me dyshimin se këta persona krahasuar me të burgosurit e tjerë janë trajtuar në mënyrë preferenciale dhe në kundërshti me rregullat e brendshme të burgjeve. Lëvizjet vijnë edhe pas ngjarjes së rëndë në burgun e Peqinit

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb