Një situatë jonormale dukej, ajo ku eurodeputeti Fredi Beleri gjatë vizitës në Tiranë, në kuadër të mbledhjes së 18 të Komisionit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, iu desh të priste për pak çaste përpara derës së Kuvendit.

Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar zyrtarisht Kuvendi. Sipas Kuvendit, Belerit nuk i është mbyllur dera, por se ka ardhur me vonesë.

“Për të sqaruar lajmin e rremë të përhapur nga burime jodashamirëse lidhur me “mbylljen e derës” së eurodeputetit Fredi Beleris, informojmë opinionin publik si vijon:

Delegacioni i Parlamentit Europian ka mbërritur në Kuvend në orën 10:30 dhe është pritur nga Protokolli i Kuvendit për të zhvilluar takimet me perfaqësues të grupeve parlamentare sipas programit të dakortësuar.

Europarlamentari Beleris ka mbërritur në Kuvend në orën 11:10 dhe ka hyrë nga dera e pritjeve  protokollare për t’u bashkuar me kolegët e tij në takimin që po zhvillohej.

Çdo version tjetër që i është servirur publikut është i gënjeshtërt.

Zyra e Shtypit e Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb