Janë luajtur sot pjesa më e madhe e ndeshjeve të “Bundesligës” ku bie në sy edhe aktivizimi i disa futbollistëve të Kombëtares.

Pasi la pas dëmtimin Abrashi u rikthye me Freiburg dhe pas barazimit javën e kaluar ekipi i mefushorit shqiptar sot ka triumfuar në shtëpi me shifrat 2-1 kundër RB Leipcing. 27-vjeçari qëndroi në fushë për 90-t minuta dhe ishte një digë e vërtetë në mesfushë.

Nëse për abrashin situata lë shumë për të shpresuar e kundërta mund të thuhet për Hamburgu-n e Mavrajt. Sot ekipi ka regjistruar takimin e gjashtë radhazi pa fitore dhe të katërtin që humb. Hamburg është mposhtur në shtëpi me shifrat 0-2 nga Koln duke rrezikuar më shumë se kurrë mbijetesën.


Hamburgu pozicionohet i 17-i me 15-t pikë, 5 më pak se Mainz i vendit të 15-t. Kujtojmë që sipas rregullores skuadra që renditet e 16-a duhet të luajë play-off në fund të sezonit.
hamburg
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb