Hollandezi Frenkie de Jong beson se skuadra e Ajaxit ka gjithçka që i duhet për të mposhtur Juventusin. Sipas De Jong, Juventusi është favorit, por pas eliminimit të Real Madridit gjithçka është e mundur.


“Juventusi është një prej kundërshtarëve më të fortë të kësaj faze. Unë kam parë fitoren 3-0 ndaj Atleticos ku ata zhvilluan një lojë shumë të mirë. Kur isha 10 ose 12 vjeç, Ronaldo ishte një prej më të mirëve në botë. Kështu që do të ishte shumë bukur të përballem me të”.


Ndeshjet e para të fazës çerekfinale do të luhen me 9 dhe 10 prill ndërsa ndeshjet e kthimit më 16 dhe 17 prill. Sfidat e para gjysmëfinale do të luhen me 30 prill dhe 1 maj ndërsa ato të kthimit më 7 dhe 8 maj. Finalja e madhe do të zhvillohet më 1 qershor në Madrid, në Estadio Metropolitano.


BalkanWeb