Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë e ka marrë seriozisht fushatën e anëtarësimeve në Partinë Socialiste të nisur nga kryeministri Edi Rama. Vetëm sot në atë që cilësohet si bastion i PD, Tropojë janë anëtarësuar dhjetëra të rinj.

Kryetari i FRESSH Eljo Hyska, pas takimeve të javëve të fundit në Fier, Berat, ka shkuar në skajin verior të Shqipërisë për t’u kujdesur për mbarëvajtjen e forumit.

Ai e cilëson ngjarjen e sotme si një mesazh të qartë dhe kuptimplotë sesi të rinjtë gjithnjë e më shumë po i drejtohen këtij forumi si dhe theksoi se “FRESSH në këto zgjedhje ka një detyrë shumë të rëndësishme: të fitojë besimin e të rinjve për një tjetër mandat të PS dhe me këtë ritëm pune pa diskutim është kthyer në motorin kryesor të saj”.

Ai u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të FRESSH të bindin të rinjtë e komuniteteve ku jetojnë se “angazhimi në politik për të rinjtë është mënyra më e mirë sesi ne mund të ndërtojmë të ardhmen “.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: