Kryebashkiaku i ri i Kolonjës, Erion Isai, ka reaguar pas lajmit se ka emëruar administrator të njësisë administrative Qendër ish-kreun e FRESSH, Pandi Cunge, i cili akuzohet se ka goditur me thikë një qytetar, që shante Isain në rrjetet sociale.

Kryebashkiaku Isai ka përgjënjeshtruar këtë lajm, duke thënë në “Facebook” se e vetmja plagosje është ajo virtuale nga gojët e shqyera të politikës.

“As thikë, as plagosje, as për arsye banale, as për politikë, aq më pak për mua… apo më banale akoma, për fb, insta, snap… etj etj. E vetmja plagosje e ndodhur në fakt, është ajo virtuale, që nga gojët e shqyera të politikës përhapet nëpër gazeta dhe portale pa asnjë kujdes për të vërtetën që mund të gjendet lehtësisht në raportet e policisë.

Pandi Cunge, duhet dhe do të ndjekë me gjyq për shpifje, gjithë këtë “thertore” virtuale. Ndërsa s’duhet të ulë vrullin e punës në hapësirën e provës, që detyra kërkon!”, ka sqaruar Isai.

Isai
Isai

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb