Linja ajrore kryesore gjermane do të rifillojë fluturimet për në Tel Aviv këtë javë pasi i pezulloi ato muajin e kaluar për shkak të frikës së një përshkallëzimi në konfliktin në Lindjen e Mesme.

Sipas mediave të huaja, fluturimet e Lufthansa për në qytetin izraelit do të rifillojnë të enjten, megjithëse fluturimet e saj drejt Bejrutit, kryeqyteti libanez, do të qëndrojnë të pezulluara deri më 30 shtator, thuhej në një deklaratë.

Lufta në Gaza ka ndezur armiqësitë paralele midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut me bazë në Liban, të mbështetur nga Irani, me shkëmbime zjarri që ndodhin pothuajse çdo ditë mbi kufirin midis Izraelit dhe Libanit.

British Airways, Wizz Air, Brussels Airlines, Austrian Airlines dhe Swiss Airlines po ofrojnë të gjitha fluturime për në Tel Aviv.

Por linja ajrore buxhetore easyJet ka pezulluar të gjitha fluturimet për në qytet deri të paktën më 27 tetor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb