GJIROKATASTER– Burime të sigurta konfirmuan për ‘News 24’ dhe ‘BalkanWeb’ rezultatet e raportit të specialistëve të gjeologjisë mbi gjendjen e krijuar në lagjen “Punëtore” në Gjirokastër, ku një pallat pesëkatësh dhe një vilë rrezikojnë shembjen.


Gazetarja Brikena Metaj pohoi gjatë një lidhje live, ekskluzivisht për ‘News24’ e ‘BalkanWeb’ se raporti që ende nuk është konfirmuar zyrtarisht konkludon se pallati pesëkatësh nuk rrezikon të preket nga rrëshqitjet dhe çarjet e tokës.

Më e prekur dhe e rrezikuar është vila trekatëshe. Por lind nevoja e marrjes së masave dhe ndërtimin e mureve mbrojtëse në këtë zonë.
brikena ne gjirokaster
cahet-toka-rrezikohet-pallati


cahet-toka-rrezikohet-pallati-1
(ed.me/BalkanWeb)