VENEZUELE

Maduro ka dhënë sinjalizimet për startimin e “ushtrimeve ushtarake më të rëndësishme të Venezuelës në histori”

Nicolas Maduro, e ka përshkruar trajnimin ushtarak si ‘më të rëndësishmin në historinë e Venezuelës. Ai është duke u përgatitur për të penguar çdo grusht shteti kundër tij pasi SHBA’të dhe aleatët e saj mbështetën vetë presidentin e përkohshëm Guaido.

Stërvitjet pritet të zgjasin deri më 15 shkurt dhe do të bëhen ushtrimet më të mëdha ushtarake që Venezuela ka mbajtur në historinë e saj 200-vjeçare, tha Presidenti aktual Maduro.

“Ne duhet të përgatisim për të mbrojtur sovranitetin integritetin territorial dhe pavarësinë u shpreh ai gjatë një fjalimi të mbajtur para ushtrisë së tij.

Guaido, opozitari i cili u vetëshpall president i përkohshëm i Venezuelës në janar mori “bekimin” e menjëhershëm të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tij në Evropë dhe në të gjithë Amerikën Latine.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb