Frikë te ndeshja e Europianit, mes Hungarisë dhe Skocisë.

Teksa luhej minuta e 68-të e lojës, Barnabas Varga i Hungarisë u godit me gju në kokë nga portieri i Angus Gunn.

Varga mbeti pa ndjenja në fushë, ndërsa lojtarët hungarezë krijuan në rreth për të mos lejuar tifozët të kishin pamje të qartë me atë çfarë po ndodhte.

Lojtari i Hungarisë u largua me ambulancë  nga fusha, për ta dërguar në spitalin më të afërt të Shtutgartit. Raste të tilla na kujtojnë atë episod të lojtarit të Danimarkës, Eriksen, disa vite më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb