Momente të frikshme kanë përjetuar mëngjesin e sotëm nxënësit e shkollës fillore 149 në Petralonë të Greqisë, ku copa suvaje kanë rënë mbi disa prej fëmijëve. Për pasojë tre prej nxënësve u lënduan.
Ngjarja ka ndodhur në shkollën fillore 149 të Petralonës, gjatë pushimit.
Mediat greke shkruajnë se një copë e madhe suva ra nga tavani dhe goditi nxënësit e klasës së pestë dhe të gjashtë poshtë.
(BalkanWeb)