Francë-Turqi është një ndeshje me nivel të lartë rrezikshmërie, jo vetëm në aspektin sportiv por mbi të gjitha në atë politik. Në “Stad de France” priten të shfaqen të gjithë tensionet e fundit që kanë mbërthyer dy shtetet, një tension diplomatik që vjen pas sulmuesve që Turqia ka nisur në Siri. Parisi zyrtar i ka kërkuar formalisht Ankaras të ndal ofensivën e tyre ushtarake në territoret kurde, sulme të cilat deri më tani nuk kanë sjell asnjë rezultat.

Franca
Franca

E gjithë kjo situatë e tensionuar politike ka bërë që të shtoj edhe më shumë presionin në sfidën e sotme, Francë-Turqi, një ndeshje e cila pritet të përcaktoj se kush do të jetë kokë grupi. Rreth 30 mijë tifozë turk, të ardhur nga Gjermania, Belgjika etj, pritet të jenë të pranishëm në stadium për të vërshëllyer himnin francez apo për të duartrokitur në rast goli festim ushtarak nga djemtë e Gynesh.

Turqi
Turqi

Autoritet franceze kërkojnë të shmangin çdo incident të mundshëm apo përplasje ndërmjet tifozëve të PSG dhe atyre të Gallatasarit, për këtë arsye, për këtë sfidë do të jenë të angazhuar rreth 600 forca police dhe rreth 1400 stjuart.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb