RROGOZHINE

Nga nga juristët e burgut të Rogozhinës ka rezultuar pozitiv ndaj COVID 19. Gazetarja e News24, Klodiana Lala raportoi nga burgu i Rrogozhinës se drejtoria e Përgjithshmë e Burgjeve po kryen verifikimet nëse juristi në fjalë ka patur kontakte me të dënuarit.

Frika dhe paniku kanë pushtuar administratën, ndersa drejtori i burgut tha se është vetëizoluar bashkë me dy punonjës të tjerë. Lajmi është përhapur me shpejtësi në institucion, c’ka ka sjellë shqetësim në institucion.

Burime për Neës24, konfirmojnë se Drejtoria e Burgjeve është duke kryer verfikime nëse juristi ka patur apo jo kontakte me të dënuar. Zyrtarisht thuhet se juristi nuk ka hyrë në ambjentet e regjimit të brendshëm, megjithatë situata po monitorohet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb