Duhet të ishte një ekskursion zbavitës në liqen, por është transformuar në një makth të vërtetë.

Gjatë udhëtimit në Wujiaqu City, në Kinë, akulli është çarë dhe makina e kësaj familjeje ka përfunduar në ujërat e ftohta.

Këto pamje janë xhiruar nga gruaja që ndodhej në mjet dhe që pak më parë po filmonte panoramën.

Fatmirësisht të dy janë shpëtuar nga skuadrat e shpëtimit të cilat kanë shkuar në vendngjarje menjëherë pas njoftimit. Çifti nuk ka pësuar fatmirësisht asnjë lëndim.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb