Frikë, por fatmirësisht asnjë viktimë në Londër, ku një zjarr që ka rënë gjatë natës ka përfshirë nja pallat katër katesh, në periferi të kryeqytetit britanik.

Flakët duket se kanë qenë aksidentale, por pavarësisht dëshmive të para, policia ka nisur një hetim.

  • foto galeri
  • foto galeri

Të 23 apartamentet e ndërtesës janë braktisur me shpejtësi nga banorët dhe janë djegur plotësisht, pavarësisht impenjimit të 125 forcave zjarrfikëse të cilat ndërhynë në vendngjarje.

Janë dashur rreth 5 orë punë për të shuar flakët. Impresionante pamjet, që na kanë kujtuar–edhe pse në masë shumë më të limituar dhe pa konseguenca tragjike- atë të Grenfell Tower, gratacela që u përfshi nga flakët 2 vite më parë në zemër të Londrës, me një bilanc me 72 të vdekur.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb