Një avion në të cilin udhëtonin 96 pasagjerë është detyruar të bëjë ulje emergjente për shkak të shpërthimit të një motori.

Sipas mediave personat në bordin e avionin kanë parë tym që dilte nga pjesa ku ndodheshin motorët.

Avioni i Tez Jet i nisur nga Aeroporti ndërkombëtar Manas në Kirgistan u detyruar të kthehej mbrapsht.

Fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb