TURQI- I hipur në majën e një ndërtese, një burrë i armatosur ka tmerrur qytetin e Stambollit në Turqi.

Sipas “Ihlas News Agency” ai ka filluar të qëllojë papritur me armë në drejtim të disa makinave.

Në videon e shfaqur në internet, shihet një burrë duke mbajtur në dorë një pushkë, ndërsa forca të shumta policie tentojnë të negociojnë me të nga toka.

Ndërsa mbeten ende të paqarta motivet që e kanë shtyrë këtë person të kryejë këtë akt, policia vijon të qendrojë përballë ndërtesës, në pritje që ai të zbresë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb