Pas kërcënimeve të fundit nga Koreja e Veriut, ushtria amerikane ka deklaruar se ka filluar vendosjen e një sistemi mbrojtës nga raketat në Korenë e Jugut. Sistemi i mbrojtjes “Zona Terminal për Lartësi të Mëdha” është projektuar për të siguruar mbrojtje kundër kërcënimeve me raketa nga Koreja e Veriut. Fillimi i instalimit të këtij sistemi nga SHBA­ në Korenë e Jugut, vjen vetëm një ditë pasi Koreja e Veriut lëshoi katër raketa balistike në detin e Japonisë. Ndërkohë, sipas mediave ndërkombëtare, instalimi i këtij sistemi në Korenë e Jugut ka shkaktuar  pakënaqësi jo vetëm mes dy Koreve por edhe vendeve të tjera në rajon, të cilat janë të shqetësuar për klimën e mosmarrëveshjeve që mund të përfshijë rajonin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb