Është një skenar i parë pak vite më herët, kur ishte Shqipëria ajo që do të udhëtonte në Shkup për ndeshjen e kthimit me Maqedoninë e Veriut. Interesimi i shqiptarëve për atë përballje ishe aq i madh sa ngjyra kuqezi do ishte dominancë absolute në stadiumin “Filip II” të Shkupit.

Ndaj Maqedonia e Veriut nxitoi të rikonstruktonte stadiumin “Blagoj Istatov”, impiantin e Strumicës, ku u shtua një tribunë pas porte për tifozërinë mike dhe u pajis me ulëse në të gjithë hapësirën e tij. Ndeshja e parë që u luajt në këtë stadium që tashmë hynte në parametrat e FIFA-s dhe UEFA-s për taime zyrtare, ishte barazimi 1-1 me Shqipërinë, takimi i dytë fitorja 4-0 ndaj Lihtenshtejnit. Kosova do jetë e treta që do shkojë në Strumicë për një ndeshje zyrtare.

Kjo tregon frikën e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut nga trazirat në kryeqendrën ku banojnë shumë shqiptarë, ndaj arsyetimi për ta çuar në skajin më të largët të mundshëm tregon logjikën e tyre për të ulur prezencën e tifozëve e “dardanëve”, që natyrisht nuk do të udhëtojnë vetëm nga Kosova, por edhe nga qytetet e tjera shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb