Në Vlorë, në letër ishte transferta më e lehtë e mundshme, fundja Partizani kishte përballë ekipin më të dobët të Superligës, vetëm 3 pikë kishte grumbulluar Flamurtari në 11 javë kampionat, por ja që futbolli nuk është një shkencë ekzakte. Kuqezinjtë shfaqën një ekip me karakter, jo vetëm që i bënë ballë ekipit kryesues por në fund arrijnë të marrin një pikë shpresë, pavarësisht se shpëtimi është ende shumë lart, zona play-out mbetet 12 kate sipër. Partizani dështoi të bëjë të madhin pikërisht në sfidën dhe në javën që nuk duhet kishte gabuar.

Pas blofeve të rivalëve kjo ishte një mundësi ideale për tu shkëputur, ishin pa presion dhe të qetë, kjo u pa në fillim të ndeshjes ku menjëherë morën kontrollin e lojës dhe s’postuan Flamurtarin në gjysmëfushë. Moçka veshi shumë shpejt stofin e heroit duke ndalur fillimisht Bardhin në minutën e 13-të, një rast i pastër që mbajti vlonjatet në lojë. Portieri kuqezi ishte fantastik pak minuta më vonë duke ndalur këtë herë Trashin nga një goditja e dënimit.

Partizani u përpoq të gjente golin e avantazh në çdo formë, gol që erdhi vetëm në minutën e 54-ët. Telushi ekzekutoi një goditje dënimi të fortë, Moçka nuk grushtoi si duhet duke i dhuruar një asist Belicas i cili ndoqi mirë aksionin duke kaluar Partizanin në avantazh.

Festa e kuqe zgjati vetëm katër minuta pasi vlonjatët reaguan me një zbritje të shpejtë, me Ribaj që futi një top të bukur në qendër aty ku Nebihi kontrolloi saktë dhe brenda në zonë barazoi shifrat në 1-1. Të kuqtë e Franko Lerdës u përpoqën deri në fund të ndryshonin rrjedhën e këtij takimi por pa mundur të dalin me pikë të plotë, një barazim nga i cili buzëqeshin të gjithë ndjekësin, ekipet vijojnë të ngjeshën gjithnjë e më shumë në tabelën e klasifikimit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb