Dortmund kërkon rezultat pozitiv ndaj Real Madrid, në përballjen e mesjavës që do të luhet për llogari të Champions League.  Gazeta Bild zbulon një fakt tejet interesant për ndeshjen e nesërme në “Bernabeu”.

Nuri Sahin, trajneri i klubit gjerman ka vendosur të shtyjë fluturimin për në Madrid dhe të kryejë stërvitjet e fundit në Gjermani. Arsyeja ka të bëjë me faktin se Sahin i druhet spiunazhit nëse skuadra do zhvillonte seancën e fundit përgatitore në Spanjë. Për këtë arsye, nisja për në Spanjë shtyhet për të martën.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb