3 ditë përpara derbit të kryeqytetit, ndeshjesh më të rëndësishme të futbollit shqiptar, Partizani, si klub organizator, ende nuk kanë bërë publike axhendën e këtij takimi. Dëshira e stafit drejtues të Partizanit mbetet fikse, kërkojnë që derbi i dytë sezonal të zhvillohet në stadiumin e ri kombëtar. Ky impiant do ti jepte edhe më shumë shkëlqim këtij takimi, do të ishte opsioni perfekt edhe për tifozët e shumë që dëshirojnë ta shohin live.

Arena Kombetare
Arena Kombetare

Me një kapacitet prej 21 mijë tifozë, stadiumi i ri kombëtar do ti jepte fund makthit për të gjetur një biletë për ketë sfidë, ndërsa do të ishte një mundësi e mirë edhe për ata tifozë që nuk e kishin luksin ta shihnin gjatë sfidës me Francën. Interesimi nuk mungon as këtë herë pavarësisht se situata nuk është nga më të mirat.

Perplasje Derbi Tirana Partizani 0
Perplasje Derbi Tirana Partizani 0

Klubi i Partizanit ka nisur prej kohësh kontaktet me administratorët e stadiumit të ri, ndërsa këtë të martë kanë pasur takimin e radhës, por palët po hezitojnë të kthej një përgjigje përfundimtare, tapeti i ri, por dhe siguria për këtë sfidë, duke pasur parasysh se çfarë ndodhi në derbin e fundit, ka bërë që të mos konfirmohet zhvillimin e këtij takimi në impiantin më të ri në kryeqytet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb