Pas disa sezoneve ku orvateshin mes mbijetesës dhe mesit të artë, Teuta ndryshoi qasje duke investuar për të ndërtuar një ekip që minimalisht mund të pretendonte “zonën euro”. Në vitin e parë, sezonin e shkuar, ku investuan fuqishëm, durrsakët siguruan një biletë për në Europa League por ai ishte një sezon ku Teuta i kishte të gjithë kartat për të pretenduar diçka më shumë. Në çdo rast kur kreu ishte i prekshëm, Teuta bënte dy hapa pas, i njëjti skenar po vihet në jetë edhe këtë sezon.

Shkembi
Shkembi

Sërish ekipit të Bledit Shkëmbit nuk i mungojnë numrat për të synuar me kohë të plotë europën por as titulli nuk do të ishte një ëndërr e pamundur duke parë se sa shumë kanë gabuar edhe rivalët e tjerë. Pikërisht në momentin ndodhej në krye, në dy javët e fundit kanë siguruar vetëm një pikë. Pas humbjes së rëndë që i shkaktoi Laçi, transferta e Bylsit ishte një mundësi e shkëlqyer për të treguar potencialin e një ekipi favorit, por serish ekipi i Bledi Shkëmbit dështoi në këtë objektiv, thjeshtë ishin me fat që dolën me një pikë. Pavarësisht sezonit me ulje ngritje, Teuta mbetet në valle për objektiva të rëndësishëm, vetmja që i mungon janë golat dhe vazhdimësia.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb